Gjukanoviq: Marrëdhëniet e DPS me pakicat nuk janë marrëdhënie matematikore

Kryeministri Millo Gjukanoviq ka deklaruar se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), nuk do të ketë nevojë për partnerë koalicioni para dhe as pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Duke komentuar mbi deklaratën e nëshkruar nga SNP, Demos dhe URA me të cilën janë zotuar se nuk do të formojnë koalicion parazgjedhor as pasgjedhor me DPS, ai tha se një mesazh të tillë e marrin seriozisht.”Seriozisht e marrim mesazhin e tyre, ne për qëllim kemi të fitojmë dhe nuk kemi nevojë për askënd pas zgjedhjeve parlamentare.Rezultatet as deri më tani nuk kanë qënë udhëzues i vetëm në politikën tonë pasgjedhore.Ai rikujtoi se partive politike pas zgjedhjeve u kan ofruar bashkëpunim, pavarësisht nga rezultatet e arritura.

Gjukanoviq tha se, marrëdhëniet e DPS me pakicat nuk janë marrëdhënie matematikore, por marrëdhënie në interes të shtetit të Malit të Zi.

Ne nuk do vrapojmë , pas as njërit partner, sepse rezultatët do të na japin të drejtën që mos të vrapojmë pas askujt, porositi Gjukanoviq./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!