Tiranë: Mbahet Konferenca rajonale e grave parlamentare

Sot në Tiranë u mbajtë “Konferenca Rajonale e Grave Parlamentare” e organizuar nga kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me OSBE-në.

Të pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Sallën e Seancës Plenare, ishin Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorja e Holandës, Koordinatori i Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, deputet nga Parlamentet e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Turqisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë.

Në këtë konferencë nga Mali i Zi mori pjesë deputeti i Partsë Demokratike të Socialistëve Nikollë Gegaj.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ofroi mbështetje maksimale ndaj sfidës për barazi gjinore. Ai tha se me këtë sfidë nuk përballen vetëm vendet e rajonit por edhe shoqëritë e zhvilluara./Malësia.ME/

meta parlament

Shperndaje