Shefi i deritashëm i Klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike Arian Murati u zgjodh sot në mbledhjen e Parlamentit lokal për nënkryetar të Komunës së Ulqinit.
Gjithashtu u aprovua kryeadministratori Kapllan Muçaj, nga Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” I cili do te vazhdoje të jetë në këtë funksion.
Në fillim të mbledhjes për këshilltarë të ri në klubin e Unionit demokratik të Shqiptarëve u përzgjodhën Jasmina Hasa dhe Gazmond-Mondi Kaleziq. Ato zëvendësuan Mehmed Zenken, i cili tani është drejtor i NP “Veprimtari komunale”, dhe Hadixha Gjoni, e cila është nënkryetare e Komunës.