Deputetët e shumicës parlamentare në këmbë zgjodhën kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së me brohoritje dhe intonimin e himnit të Maqedonisë tentonuan që të parandalojnë zgjedhjen
Turma e protestuesve të dhunshëm kan hyrë në sallën e Kuvendit të Maqedonisë, pak minuta pas se është zgjedhur Talat Xhaferit në krye të këtij institucioni dhe kan sulmuar rëndë deputetët e shumicës së re parlamentare.
Mësohet se në mesin e deputetëve më të lënduar është Zijadin Sela, i Aleancës për shqiptarët, jozyrtarish Alsat-M raporton se është në gjendje kritik për jet.
Është gjakosur edhe kreu i shumicës së re, pretendenti për kryeministër Zoran Zaev.
Në kuadër të situatës së tensionuar kreu i ri i Parlamentit, Xhaferi ka bërë thirrje për të mos u përfshirë nga paniku.
Hahn: Dënoj me fjalët më të rënda dhunën në Maqedoni
Komesari Johannes Hahn përmes një postimi në Twitter ka dënuar dhunën mbi deputetët në Kuvendin e Maqedonisë.


1 Comment