Gjeloshaj: Do të jemi zëri i fuqishëm për Integrimin dhe Faktorizimin e shqiptarve

Siç kemi paralajmëruar, Alternativa Shqiptare edhe zyrtarisht e dorëzoi listën zgjedhore për zgjedhjet në Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës.

Si subjekt politik i përgjegjshëm dhe bindshëm partia më e fortë shqiptare në Podgoricë, me siguri do të kemi përfaqësuesin në Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës dhe pas gati 20 vjetësh, partitë shqiptare do të jenë të përfaqësuera në kryeqytet.

Këto të dhëna tregojnë se ASH është parti serioze dhe e organizuar, e cila do të arrijë atë që politikanët e së kaluarës nuk kanë pasur sukses me dekada. Gjithashtu, theksojmë se ASH me partnerët tonë, arriti ti kthejë statusin e komunës Tuzit, pas një dekade bredhje të politikanëve të ndryshëm të cilët nuk dinin të arrinin te qëllimi.

Presim mbështetje nga votuesit dhe partitë e tjera më të vogla nacionale dhe kemi paralajmërim mbështetje nga partitë nacionale serioze dhe relevante në nivel shtetëror.

Të gjitha këto fakte janë bindëse për shqiptarët që jetojnë në Podgoricë, të cilët me votën e tyre, si listës së vetme serioze nacionale në këto zgjedhje do ti japin mbështetjen.

Për qytetarët e Malësisë, këto janë zgjedhjet e fundit në të cilën ne votojmë për Kuvendin e Kryeqytetit, fakti se ne si realizues të komunës së pavarur të Tuzit, në veçanti, na takon të jemi partia e fundit që do të përfaqësohet në Kryeqytetë dhe sigurisht të japim kontributin tonë në procedurat ligjore në lidhje me ndarjen e kufijve dhe pronës të kaloi në marrëdhënie korrekte fqinjësore me vërejtjen se përmes këshilltarit tonë do të mbrojmë interesat e qytetarëve të Malësisë duke e respektuar Podgoricën.

Si parti nacionale, jemi të qartë se ne duam të jemi pjesë e pushtetit në të gjitha nivelet, e kemi dëshmuar në Tuz se nuk duam në pushtet me çdo kusht, por gjithashtu dërguam mesazhin kur biseduam dy muaj më parë se nuk ikim nga përgjegjësia, por as nesër nuk do të ikim nga përgjegjësia.

Partnerët tanë do të jenë të gjithë ata që i duan të mirën kryeqytetit Podgorica, Malësisë dhe të cilët respektojnë specifikat e shqiptarëve dhe vendosmërinë tonë për tu integruar dhe faktorizuar.

Siç qëndrova në Parlamentin e Malit të Zi në mënyrë dinjitoze gjithmonë në mbrojtje të shqiptarve kur ishin të rrezikuar, edhe më mirë dhe me më shumë përvojë do të bëj të njëjtën gjë në Kuvendin e Kryeqytetit.

Nik Gjeloshaj,

bartësi i listës së ASH-së për zgjedhjet e Kryeqytetit të Podgoricës

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!