Për zgjedhjet lokale në Podgoricë, është duke u formuar një listë koalicion qytetar që do të përbëhet nga Partia Social Demokrate SDP, Demos dhe Lidhja Demokratike Shqiptare LDSH, shkruan Dan.
Negociatat për formimin e aleancës janë në zhvillim e sipër, dhe bartësi i listes së përbashkët pritet të jetë përfaqësuesi i SDP.
Këshilltarja e Demos në Kuvendin e Kryeqytetit, Maja Vuçeliq, shkurtimisht tha se derisa negociatat të mbarojnë, nuk mund të komentojnë asgjë, prandaj as të konfirmojnë as të mohojnë informacionin rreth formimit të një koalicioni qytetar.
Përfaqësuesit e SDP thanë se kjo parti mbledh forca të gjera qytetare, që do të quhen aleancë për ndryshim.
Me siguri gjatë vikendit do të përcaktojm emrin e aleancës dhe bartësin e listës. Nuk kemi folur ende se cila parti do të jetë bartëse e listës “, tha zëdhënësi i SDP Mirko Staniq.
Përfaqësuesi i LDSH, Nikollë Camaj, nuk dëshiroi të konfirmoi ose të mohoi informacionin se ata do të jenë pjesë e aleancës.
“Këtë nuk do t’ju them tani. As të konfirmoi e as të mohoi. Ne nuk kemi vendosur me askënd, as se si do të shkojmë në zgjedhjet lokale, por qëllimi ynë është që partitë shqiptare të prodhojnë një mandat, sepse munden. Por, bazuar në deklaratën e dhënë nga Alternativa Shqiptare, ata mund ta fitojnë vetë mandatin, kështu që le ta kenë me fat. Ne do të gjejmë nafakën politike për shqiptarët në mënyrë që të vazhdojmë t’i përafaqësojmë me dinjitet “, tha Camaj./Malësia.ME/