Shoqata Kraja ka shpërndarë 110 paketa ushqimore për 110 familje në Krajë, Ulqin dhe Tivar.
Ky ka qenë vazhdim i fushatës se shoqatës Kraja për sigurimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore gjatë pandemisë COVID-19, por edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ne fund të marsit shoqata Kraja ka përfunduar fazën e parë të shpërndarjes së produkteve bazë (miell, vaj dhe sheqer), kurse faza e dytë njëkohësisht shporta e Ramazanit ka qenë e përbërë nga një numër me i gjerë artikujsh ushqimorë dhe higjienikë.
Shoqata Kraja falënderon të gjithë anëtarët dhe donatorët që përkrahin aksionet tona humanitare. Listën e donatorëve mund ta gjeni në linkun në vazhdim: https://shoqatakraja.com/donacionet-2020.