Gjeloshaj: Abazoviqi po vazhdon sulmet ndaj subjekteve shqiptare

Kryetari i Alternatives shqiptare, Nik Gjeloshaj ka thënë se zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po vazhdon sulmet ndaj subjekteve shqiptare.

Gjeloshaj thotë së Abazoviq ka bërë një shpifje duke thënë se funksionarët e partive shqiptare kanë marrë banesa nga shteti.

“Kësaj here me një shpifje tjetër, që gjoja ‘kemi marr banesa nga shteti dhe se jemi histerik’. Për subjektin që unë përfaqësoj ju siguroj publikisht që nga themelimi e deri më sot, askush nga funksionarët e ASH, asnjëherë nuk ka marr asnjë banesë, kredi apo ndonjë privilegj tjetër”, ka thënë ai.

Tutje, Gjeloshaj ka ftuar Abazoviqin që të publikojë emrat e të gjithë funksionarëve që ai pohon se kanë bërë keqpërdorime, ose të kërkojë falje publike.

“Unë me këtë rast dua publikisht t’a ftoj z.Abazoviq që të publikoj emrat e të gjithë funksionarëve nga Alternativa Shqiptare, duke filluar nga unë. Jo vetëm për këto që pohon, por për çdo keqpërdorim që kemi bërë. Ose përndryshe të kërkoj falje publike për gënjeshtrën e radhës”, është shprehur ai në reagimin e bërë në Facebook.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!