Gjeloshaj e uron Ramën: Mos harroni, nuk jeni vetëm Kryeministri i qytetarëve të Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve!

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

I nderuari kryeministër Edi Rama,

Jam shumë i lumtur për rezultatin tuaj historik të zgjedhjeve.

Ky rezultat është provë e besimit të qytetarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve në suksesin e udhëheqjes Tuaj. Shfrytëzoni këtë sukses për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe për të mirën e çdo shqiptari kudo është.

I nderuari Kryeminister, Ju lutem që një gjë mos t’a harroni në asnjë moment, nuk jeni vetëm Kryeministri i qytetarëve të Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve!

Me respekt,
Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!