Nimanbegu: Abazoviqi po shpif, askush nga Lista Shqiptare, kurrë nuk ka marrë asnjë banesë nga Qeveria

Në intrigat e Dritan Abazoviqit, që partitë e pakicave janë “histerike” për arsye që kan marrë banesa, mund të them vetëm që është shpifje dhe rrën, deklaroi deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu.

Në moment kur në Kuvend, nga partitë e popujve pakicë, janë vetëm Partia Boshnjake dhe deputetët Shqiptarë e konsideroj që thënia e tij referohet edhe per ne.

Nimanbegu theksoi se askush nga Lista Shqiptare, as nga Forca kurrë nuk ka marrë asnjë banesë nga Qeveria. As edhe kredi për atë çështje.

Qëndrimin tim mbi këtë problematike mund ta shikoni në një interviste të dhën TV A1 në 2020.: “Unë asnjëherë nuk kam aplikuar për banesë sepse nuk e konsiseroj që votuesit më kan dhën votën për këte”, th ai.

Nuk jemi ne politike për interesa private dhe nuk e kuptoj nivelin e popullizmit të Abazoviqit që të gjithë i etikon njësoj. Ai popullizem ndoshta pi ujë në disa qarqe por këto etiketime jan të pamoralshme sepse jan të paverrteta.

Sigurisht që nuk pres që këtë reagim ta postoj sponzoret mediatike te Abazoviqit. Por përkrahesit tonë dhe votuesit duhet ta dinë të vërtetën, deklaroi Nimanbegu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!