Abazoviq propozoi përbërjen e Qeverisë: Dukaj dhe Gjeka ministra të ardhshëm

Dritan Abazoviq, ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi e cila do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol, për të cilën deputetët do të deklarohen nesër në seancën e Kuvendit në Cetinë.

Nga partitë shqiptare janë të propozuar dy ministra. Për ministër të Administratës Publike, Marash Dukaj (ASH) dhe Fatmir Gjeka (PD) për ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Ministrat e propozuar:

Ministria e Drejtësisë, propozohet Marko Kovaç.

Ministria e Brendshme, propozohet Filip Axhiq.

Ministria e Mbrojtjes, propozohet Rashko Konjeviq.

Ministria e Financave, propozohet mr Aleksandar Damjanoviq.

Ministria e Punëve të Jashtme, propozohet mr Ranko Krivokapiq.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, propozohet  Goran Gjuroviq

Ministria e Çështjeve Evropiane, propozohet mr Jovana Maroviq,

Ministria e Arsimit, propozohet mr Miomir Mijo Vojinoviq.

Ministria e Shendetesise, propozohet  Dragosllav Shqekiq

Ministria e Investimeve Kapitale, propozohet  mr Ervin Ibrahimoviq.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, propozohet Vlladimir Jokoviq.

Ministria e Sportit dhe Rinisë, propozohet Vasillije Llallosheviq.

Ministria e Administratës Publike, propozohet Marash Dukaj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, propozohet Admir Adroviq.

Ministria e Kulturës dhe Medias, propozohet mr Masha Vllaoviq.

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, propozohet Ana Novakoviq Gjuroviq.

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, propozohet Fatmir Gjeka.

Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, propozohet Bilana Shqepanoviq.

Dy ministra pa portofol, ku propozohen Zoran Milaniq dhe Adrijan Vuksanoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!