Dorëzohet kandidatura: Pajoviq kryetarë i Kuvendit, Jasaviq nënkryetare e qeverisë

Lideri i Malit të Zi pozitiv, Darko Pajoviq ka dorëzuar sot kandidaturën për postin e kryetarit të Kuvendit.Kandidaturen e Pajoviq e kanë nënshkruar 13 deputetë nga PDS-ja, Parti Boshnjake,Forca,Social Demokratët,MZ Pozitiv dhe IQ Kroate.

Kandidaturen e tij e kanë nënshkruar: Millutin Simoviq,Luigj Shkrela,Sulo Mustafiq,Genci Nimanbegu,Goran Tuponja,Azra Jasaviq,Lerka Dragiqeviq,Almer Kalaç,Miqo Orlandiq,Mevludin Nuhoxhiq,Obrad Stanishiq,Resad Shijariq dhe Damir Shehoviq.

Kryesia e Mali të Zi pozitiv në mbledhjen e djeshme ka propozuar Darko Pajoviq për kryetar të kuvendit kurse Azra Jasaviq për nënkryetarë të qeverisë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!