Këshilltarët e KU Tuz në seancën e djeshme përfunduan diskutimin për tri pika të rendit të ditës, ndërsa inicijativa për fillimin e procedurës për miratimin e Statutit të kumunës në kuadër të kryeqytetit është shtyrë.
Me propozimin e këshilltarit të PDS-së Halil Dukoviq nga rendi i ditës është tërhequr procedura për miratimin e Statutit të komunës në kuadër të kryeqytetit.Dukoviq shpjegoi se në Parlament është në procedurë ndryshii i ligjit për vetëqeverisje lokale.Ai tha se rritën kompetencat e komunave dhe secila komunë duhet të harmonizojë statutin me ndryshimet e reja të ligjit në fjalë.
Kryeqyteti e ka formuar komisionin për hartimin e statutit, por edhe ata ndaluan për shkak se duhet pritur përfundimi i procedurës në Parlament.Pse të punojmë një statut kur pas miratimit të ligjit të ri duhet ta ndryshojmë, tha Dukoviq.
Këshilltarët e koalicionit PDS-UDSH-PB miratuan raportin për punën e kryetarit Abedin Axhoviq për vitin 2015.Kuvendi gjithashtu miratoi programin zhvillimor për vitin 2016.
Këshilltari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj tha se nuk i pëlqen mënyrea se si vendoset ndiçimi publik dhe si bëhet asfaltimi nëpër komunë, me këtë u pajtua edhe Smail Çunmulaj.Ata theksuan se ndiçimi vendoset në baza partiake dhe kudu që janë këshilltarët e opozitës nuk ka ndiçim.
Këshilltarë e pozitës e mohuan këtë gjë.Halil Dukoviq tha se nuk janë të vërteta pohimet e opozitës që ndiçimi publik dhe asfaltimi bëhet vetëm në rrugat ku jetojnë anëtarët e pushtetit. Ai theksoi se këtë vit pritet të fillojë ndërtimi i tregut të gjelbërt dhe janë duke kërkuar investitorët dhe tashmë kanë dy të interesuar.
Këshilltari i LDnëMZ,Ivan Ivanaj tha se shpreson se do të sanohet rruga përmes Omerbozhajve duke cekur se nga viti 1995 asgjë nuk është riparuar në këtë rrugë.Ivanaj pyeti se kur do të punohet rruga Dinosh-Pikal-Triesh,Nikollë Gegaj u përgjijgë se do të bëjnë gjithça që gjatë këti viti të fillojë realizimi i këti projekti dhe sëbashku me Diasporën do të angazhohen që kjo rrugë të realizohet, por që është e domosdoshme edhe ndihma e Kryeqytetit.
Këshilltari i UDSH-së, Admir Nikaj shprehi pakënaqësin që nuk është ndërtuar ura në Dinoshë por as poligonet sportive.Kryetari i KU Tuz Abedin Axhoviq duke argumentuar raportin për punën e tij në vitin 2015 theksoi se vetëm ura këmbësore në Dinoshë nuk është ndërtuar dhe se 30.000 euro të planifikuara për këtë qëllim janë ridrejtuar në asfaltimin e rrugëve në KU Tuz.
Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare duke komentuar raportin e punës së kryetarit për vtin e kaluar tha se, po ta shikosh siperfaqësisht dalin të dhënat që afër 90 për qind e palanit për vitin 2015 është realizuar por që realitieti është krejt tjetër, tha Camaj.
Këshilltarja për bujqësi dhe mjedisin jetësor Ismeta Gjokaj theksoi se 80 për qind e popullsisë së Malësisë merret me bujqësi.Ajo tha se gjatë vitit të kaluar në periudhën e pranverës 128 prodhues kanë arritur subvencion prej 39.614 euro.Smail Çunmulaj tha se se bujqësisë duhet kushtuar më shumë vëmendje, duhet të mendohet për hapjen e shkollës së mesme për bujqësi, tha Çunmulaj./Malësia.ME/
Anton Gjokaj