NJOFTIM
Për të respektuar figurat e shquara, babë e birë, Agron dhe Gjon Lucaj, Rinia e Trieshit organizon AKTIVITET PËRKUJTIMOR më datën 28 maj, 2017.
Aktiviteti fillon në ora 10.00 me vendosjen e kurorave të luleve tek busti, varri i Gjonit dhe Agronit në vendlindjen e tyre, në Triesh, për të vazhduar me vizitën në kullën e Gjon Gjekës në Stjepoh, Triesh.
Ngjarja qendrore, gjegjësisht Akademia Përkujtimore do të mbahet po të njëjtën ditë, pra më 28 maj në QKI “Malësia”- Tuz duke filluar në ora 20.00.
Në Akademi do të flasin:
• Prof.Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit
të Prishtinës “Hasan Prishtina”;
• Prof.Dr. Palokë Berisha, studiues;
• Akademik Anton Berisha, ish Rektor i
Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina;
• Prof.Dr.Naim Syla, prodekan i departmentit
të fizikës, Universiteti i Prishtinës;
• Prof.Fran Camaj, publicist dhe shkrimtar;
• Ing.Kolë Gjelaj, në emër të familjes;
• Mr.Marash Dukaj, në emër të organizatorit;
Mysafir special i mbrëmjes është Nikollë Nikprelaj.
Sponzor medial i aktivitetit është TVBOINI.
Për të pranishmit do të serviret koktej
modest!
Prezenca juaj na nderon!
Me respekt,
Rinia e Trieshit