Ambasadori amerikan mbështet ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Gjatë ditës së djeshme, kisha ortodokse serbe në Kosovë reagoi në lidhje me punimet që po zhvilloheshin në ndërtimin e rrugës nga Deçani për në Plavë të Malit të Zi.

Ata, bashkë me Listën Serbe e me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thanë se me këtë po bëhet shkelje ligjore pasi po ndërhyhet në zonë të mbrojtur.

Ndaj këtyre deklaratave pati reagime nga organet komunale të Deçanit. Sipas deklaratës së lëshuar, kjo komunë ka theksuar se personeli i Manastirit do duhej të i ishte bashkuar konceptit të komunës dhe t’i lërë anash qëllimet që sipas tyre janë dashakeqe ndaj 70 mijë qytetarëve të Deçanit.

Por, misioni i OSBE-së në Kosovë doli me një deklaratë ku tha janë ndaluar punimet në këtë rrugë.

“E kemi ndjekur me shqetësim atë që duket të jetë ndërtim i paligjshëm i rrugëve, që po vazhdon që nga dje, brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtjes (SPZ) të Manastirit të Deçanit. Mirëpresim vendimin e pasdites së sotme për të ndaluar punimet brenda SPZ-së. Misioni monitorues i OSBE-së ka konfirmuar se punimet në rrugë janë ndaluar dhe makineria e rëndë është larguar nga SPZ”, tha OSBE.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, doli në mbështetje të vendimit për ndalim të punimeve.

“SHBA-ja pajtohet plotësisht me deklaratën e OSBE-së”, tha Delawie në një postim në Twitter.

Shperndaje