ASH hynë në Kuvendin e Podgoricës dhe Plavës

Sot në Podgoricë u mbajtën zgjedhjet lokale, ky të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 64.2% e votuesve të regjistruar.

Siç njofton Qendra për Monitorim dhe Hulumtim – CeMI në bazë të 100% të votave të numëruara lista e vetme shqiptare që garoi në zgjedhjet e Podogoricës, Alternativa Shqiptare ka arritur rezultat të mirë duke fituar një mandat.

Kjo do të thotë që mbas 20 e më shumë vitesh partitë shqiptare do të kenë përfaqësuesin në Kuvendin e Kryeqytetit.

Rezultatet e CEMI në bazë të 100% përqind të votave të numëruera tregon se DPS ka fituar 32 mandate të ndjekur nga Demokratët-URA me 17 mandate, DF-SNP 8 mandate, SD 3 mandate, ASH 1 mandat.

Pa mandat në Kuvendin e Podogricës kanë mbetur SDP-DEMOS, Prava Marko Milaçiq, MZ i Bashkuar dhe Grupi i qytetarëve Sasha Mijoviq.

Alternativa Shqiptare ka arritur rezultat të mirë edhe në Plavë duke ruajtur statusin parlamentar në këtë Komunë. ASH në Plavë fitoi 6.5% të votave apo një mandat.

Në Komunën e Plavës fitues doli SD me 9 mandate, Partia Boshnjake 8 mandate, DPS 5 mandate , SDP 3 mandate DF-SNP 2 mandate./Malësia.ME/

 

Shperndaje