Deri në orën 16 dalja e votuesve në Podogroicë 44.4%

Në gjithsej 10 komuna dhe në Gollubovc komunë në kuadër të kryeqytetit po mbahensot sot zgjedhjet lokale, ku qytetarët do të zgjedhin autoritetet e tyre lokale. Vendvotimet janë të hapura nga 7 deri në  ora 20.

Zgjedhjet po mbahen në Podgoricë, Golubovc, Tivar, Shavnik, Zhablak, Plevlë, Plavë, Rozhajë, Kollashin, Bijello Pole dhe Danilovgrad. Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme gjithsei kanë 306,722 qytetarë.

Siç njofton CDT deri në orën 16 në Podogoricë votuan 44.4% e votuesve të regjistruar. Sipas të dhënave të CDT dalja më e madhe është regjistruar deri në orën 15 në Shavnik ku kanë dalur 67% e votuesve.

Në zgjedhjet e Podogricës dhe të Plavës garon vetëm një listë shqiptare, Alternativa Shqiptare. Poashtu në zgjedhjet në Podgoricë marrin pjesë koalicioni i tubuar rreth Partisë Demokratike Socialiste ku merr pjesë edhe Unioni Demokratik i Shqiptarve.

Edhe në Tivarë garon vetën një listë shqiptare, koalicioni i përbërë nga LDnëMZ dhe PD./Malësia.ME/

Shperndaje