Zgjidhet kryetari i ri Fondacionit Plavë Guci me seli në New York

Në mbledhjen e kryesisë së dalur nga Kuvendi Zgjedhor i Fondacionit Plave Guci që zhvilloj punimet me 5 Maj 2019, sot me 25 Maj 2019 kryesia e re mbajti mbledhjen e par te saj dhe zgjodhi organet përgjegjëse për mandatin dyvjeçarë.

Ne këtë mbledhje murrën pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë se re të FPG:

1. Metë Bruçaj

2. Qazimi Dedushaj

3. Sadri Selimaj

4. Sokol Gjonbalaj

5. Fahrudin Kukaj

6. Bajram Balidemaj

7. Ismet. Gjonbalaj

8. Malë Kukaj

9. Avdi Balidemaj

10. Shkumbin Hasangjekaj

11. Besim Kukaj

Nga kjo mbledhje e kryesisë se porsazgjedhur kryesia vendosi dhe zgjodhi:

Fahrudin Kukaj, kryetar

Sadri Selimaj, nënkryetar

Ismet Halil Gjonbalaj, sekretar

Shkumbin Hasngjekaj dhe Besim Kukaj, arkëtar

Te shpresojmë se kjo kryesi e Fondacionit Plave Guci te bëjë më shume se sa dy kryesit paraprake për afrimin e gjeneratave te reja dhe intelektuale te lindura dhe rritura këtu ne mërgim rreth shoqatës tone , dhe qe Fondacioni Plave Guci te jete urëlidhëse me rrënjët e origjinës, dhe fole e përbashkët e të gjithëve bazuar ne potencialet e shumëta qe kemi këtu.

Vlen te theksohet se kjo kryesi njëmbëdhjetë anatrshe ne Kuvendin e Fondacionit Plave Guci te mbajtur me datën 5 Maj 2019 u zgjodh me automatizëm, pa hyr fare ne proces te votimit, sepse nuk kishte te interesuar për tu kandiduar për te qen anëtar te Kryesisë se Fondacionit Plave.

Ky mos interesim është një alarm ne vete, qe te reflektohet me ndryshe, duke shkuar drejt afrimit dhe rritjes se interesimit dhe vetëdijes e jo te kundërtën si ndodhi ne Kuvendin e fundit te FPG. /Plava e Gucia Sot/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!