Njoftim: Mali i Zi më 1 qershor hap kufirin me Shqipërinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përmes një njoftimi ka vënë në dijeni se Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, do të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë.

Njofitmi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Shperndaje