Finalja Deçiq – Buduqnost luhet me tifozë

Ndeshja finale e Kupës së Malit të Zi mes Buduqnost dhe Deçiq, e cila do të luhet më 30 maj në stadiumin e Podgoricës do të luhet me prani të tifozëve.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi Federatën e Futbollit të Malit të Zi se lejohet prania e spektatorëve në ngjarjet sportive.

ISHP njoftoi se lëjohet prania e spektatorëve në ngjarje sportive duke respektuar masat themelore anti-epidemike, me kusht që kapaciteti i objektit sportiv të jetë i mbushur në një maksimum prej 10% dhe që të ketë të paktën një vend të lirë midis spektatorëve.

Kjo ishte përgjigjja e ISHP ndaj letrës së përbashkët të Federatës së Futbollit dhe skuadrave të Buduqnost dhe Deçiq, dërguar me rastin e finales së Kupës./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!