Xhemal Peroviq ambasadori i ri në Shqipëri

Aktivisti qytetar nga Ulqini Xhemal Peroviq duhet të jetë ambasadori i ri i Malit të Zi në Shqipëri, shkruajnë mediat e Podgoricës.

Peroviqin në këtë funksion, ushtrimin e të cilit duhet ta fillojë në shtator, e propozoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Peroviq (64) ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi në fillimin e viteve nëntëdhjetë, si dhe themelues i OJQ “Mogul”./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!