Gjeloshaj kthehet në Parlament, ka pregaditur Rezolutën për fjalorin

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj,ka njoftuar se do ta ndërpresë bojkotimin 40-të ditor të Parlamentit të Malit të Zi dhe nga sot do të marrë pjesë në punën e tij.

Siç kisha njoftuar, do të kthehem kur ta shohë të arsyeshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.Në konsultime me miqtë nga vendi dhe ata ndërkombëtar, kam vlerësuar që tani është në interesin tonë dhe momenti i nevojshëm për të qenë i pranishëm në Parlament.

    • Gjeloshaj njofoti se do të paraqes propozim-rezolutën lidhur me fjalorin e botuar nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve (CANU), në këtë mënyrë do të kërkojë që Parlamenti të japë qëndrim për këtë çështje.Ashtu siç kam vepruar gjerë më tani, do të vazhdoj edhe në të ardhmën pa ndalur që fjalori që fyen shqiptarët të tërhiqet sa më parë.
    • Përveç kësaj do të aktualizoj çështjen e Komunës së Malësisë.Gjeloshaj njoftoi mundësinë e propozimit të lex specialis në lidhje me formimin e Komunës së Malësisë.Në mënyrë që në të njëjtën kohë me zgjedhjet Parlamentare të mbahen zgjedhjet për Komunën e re të Malësisë.
    • Do të mundohem që në rend të ditës të propozoj ligjin për simbole kombëtare, sepse mendoj se e kemi pritur mjaft ministrinë gjegjëse.
    • Çështja tjetër që mua më ka shtyrë të kthehem në Parlament është edhe Ligji për të mirat detare që është në rend të ditës, e që e dimë të gjithë sa diskriminues është për zonën e Ulqinit, njofton Gjeloshaj.

Nga gjithë kjo, mendoj se është në interes të popullit tim, të marrë pjesë në punën e Kuvendit në ditët që kanë mbetur, do të ketë supriza tjera, përfundoi Gjeloshaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!