U mbajtë ora kryeministrore

Qeveria e Malit të Zi edhe në të ardhmen mbetet pas qëllimeve të veta të politikës së jashtme, ndërsa anëtarësimi në UE është njëri nga këto, ka thënë kryeministri Millo Gjukanoviq duke u përgjigjur në pyetjen e Andrija Mandiq, se si do të veproj qeveria e besimit zgjedhor pasi që Britania e Madhe ka vendos të largohet nga Unioni Evropian dhe kështu bisedimet se unioni evropian nuk ka alternativë janë thyer në disa pjesë, dhe se do të ishte mirë që procesi në fjalë i dezintegrimit ta kapë edhe NATO-n, theksoi Mandiq.

Duke u përgjijgur në pyetjen e Sulo Mustafiq mbi Fjalorin e botuar nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve, Kryeministri u shprehe se çdo institucion është i detyruar të respektojë multikulturalizmin e Mali i Zi, si një nga vlerat themelore të shoqërisë sonë.

Ai tha se është e pakontestueshme, që pas të gjitha kritikave, fjalori përmban lëshime serioze. Dëshmi është edhe pranimi nga disa anëtarë të ekipit të autorëve.

Ai shtoi se qeveria nuk merret me shkrime dhe aq më pak me ndalimin e punimeve shkencore por sigurishtë që e ka detyrim për të gjetyr një mënyrë për të mbrojtur vlerat e tilla si multietniciteti dhe anti-fashizmi, të cilat janë themelet e identitetit të Malit të Z. Zgjedhja është bashkimi i potencialit shkencorë, tha Gjukanoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!