Basha nuk dorëhiqet: Ngrin funksionin si kryetar i PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të vazhdojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike, por me funksione të ngrira, duke i hapur rrugë një gare të ndershme, sipas tij, për kryetarin e PD-së.

“Marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Demokratët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur e të vërtetë. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar, nuk e përcaktoj unë, as ata që nuk punuan për fitoren e PD-së. Këtë e përcaktojnë demokratët. Unë ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar dhe ia kaloj dy nënkryetarëve të partisë. Do të ketë garë për kryetar sipas parimit “një anëtar, një votë”. Unë kam projekt dhe projektin tim e vlerësojnë demokratët. Unë mbaj përgjegjësi jo duke ikur, por duke luftuar deri në fund me ta e për ta”, tha Basha në reagimin e parë pas humbjes së zgjedhjeve të partisë së tij.

Basha i cilësoi zgjedhjet si “triumf të paligjshmërisë”.

“Me gjithë përpjekjet që bëmë, me imponimin që i bëmë Edi Ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë, blerja e votës u bë masivisht. Me para’ të pista droge e korrupsioni, u bë një garë e pabarabartë, ku unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi është triumf i paligjshmërisë.

Shperndaje