Gjukanoviq uron Ramën për fitoren: Perspektiva të reja bashkëpunimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i ka dërguar mesazh urimi kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Ramës, me rastin e fitores së kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Me rastin e fitores së partisë tuaj në zgjedhjet parlamentare, në emër të Partisë Demokratike të Socialistëve, dhe në emër tim, ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për vazhdimin e suksesit dhe prosperitetit të Shqipërisë mike.

“Fitorja juaj e thellë është një shenjë e qartë se qytetarët e Shqipërisë njohin përpjekjet e mëdha të Partisë Socialiste në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, demokratike në rrugën evropiane, si dhe rëndësinë e arritjeve ekonomike që ka bërë Qeveria juaj në periudhën e kaluar”.

Jam i bindur se kjo do të jetë një shtysë e re për proceset e reformave dhe integrimit në funksion të zhvillimit të përgjithshëm të vendit, i cili do të ketë efekte pozitive në tërë rajonin.

Mandati juaj i ri si kryeministër, do të hapë perspektiva të reja të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të gjithanshme ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat janë shembull i fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë në Ballkan dhe më gjerë, thuhet në mesazhin e Gjukanoviq dërguar Ramës./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!