Debati në Parlament: Fjalori është fyes për shqiptarët dhe boshnjakët

Në Kuvendin e Malit të Zi dje u debatua për propozimin e rezolutës me të cilën kërkohet që Akademia e shkencave dhe artëve e Malit të Zi ta tërheq Fjalorin e gjuhës dhe letërsisë popullore malazeze. Rezolutën e kanë paraqitur deputetet Nikë Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu.

Nimanbegu tha që rezoluta është shenjë proteste për shkak të definimeve fyese dhe shoviniste në fjalët që kanë të bëjnë me shqiptarët në Fjalorë.

Me rezolutë kërkohet tërheqja e Fjalorit,por Akademia edhe të kërkojë falje qytetarëve të Malit të Zi veçanarisht shqiptarve, boshnjakve dhe pjestarëve të fesë islame, ka theksuar njëri nga propozuesit, Nikë Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se qellimi i propozuesve nuk ishte që të vinin deri te kjo situata që të diskutohet në parlament për këtë çështje.Me intervenimin e parë publik drejtuar Akademisë kam menduar ndoshta edhe në mënyrë naive kam besua se Akademia do të tërheq fjalorin dhe do të bëhet ribotimi i ti.Mirëpo nga Akademia kanë vazhduar edhe në mënyrë më agresive të sulmohen ata që kanë kritikuar dhe me argumente u’a kanë paraqitur gabimet në fjalorë dhe në fund nga ata kemi fituar përgjigjen se nuk është punë e madhe që kemi fyerë 25% të qytetarëve të Malit të Zi por me rëndësi është se kemi punuar një fjalorë për herë të parë.

Sulo Mustafiq nga Partia Boshnjake tha se të fyer ndihen edhe pjestarët e popullit boshnjak, këtu bëhet fjalë për turp shkencorë, tha Mustafiq.Halil Dukoviq nga PDS tha se beson që kjo rezolutë e cila në thelb është një akt politik dhe nuk ka peshë ligjore vetëm do të kontribuojë që Akademia malazeze e artëve dhe shkencave të kuptojnë që kanë bërë gabim dhe do i korigjojnë ato gabime, sepse Mali i Zi nuk është ashtu siç është paraqitur në Fjalorë, tha ai.Nikollë Gegaj tha se në PDS nuk ka asnjë deputetë i cili nuk e dënon atë që është shkruar në mënyrë ofenduese në këtë fjalorë ndaj të gjitha pakicave në Mal të Zi.

Në Frontin demokratik ishin të befasuar me faktin se , siç theksojnë ata, dikush në shekullin e 21 kërkon tërheqjen e Fjalorit.

Deputetët ishin të një mendimi.Fjalori përban lëshime serioze por çështja është se si të zgjidhet problemi.

Gjeloshaj tha se nuk sheh asnjë mënyrë tjetër që kjo çështje të zgjidhet vetëm që autorët ta tërheqin vetë Fjalorin.Propozuesit e Rezolutës Gjeloshaj dhe NImanbegu kërkojnë që Qeveria dhe Parlamenti të sigurojnë paratë për përgaditjen dhe botimin e fjalorit të korrigjuar në hartimin e të cilit do merrnin pjesë potenciali i përgjithshëm shkencorë i Malit të Zi dhe në qëftëse Akademia (CANU) nuk e pranon rezolutën, qeveria përkohësisht të pezullojë financimin e saj./Malësia.ME/

Anton-Gjokaj Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!