Hillary Clinton nominohet për Presidente të SHBA-së (Video)

Demokratja Hillary Clinton është bërë gruaja e parë në historinë e ShBA-së që është nominuar për presidente. Ish-Sekretarja e Shtetit e arriti këtë pasi u numëruan të gjitha votat e delegatëve të 50 shteteve në Konventën e Demokratëve.

Kundërshtari i Clintonit, Bernie Sanders ka marrë rreth 1000 vota më pak, i cili në shenjë uniteti të partisë, është tërhequr prej garës për nominin dhe kështu, me aklimacion dhe pa kundërkandidat, Hillary fitoi nominimin për presidente të SHBA-së.

Ndërsa, miliarderi Donald Trump, ditë më parë e ka pranuar nominimin për president të Shteteve të Bashkuara në Konventën e Partisë Republikane.

Shperndaje