Kopshti i familjes së Nikollë Gegaj, ka zërë vendin e dytë në konkursin ”Kopshtet më të bukura në Podgoricë” së bashku me KU të Tuzit dhe Zetës, për vitin 2017.
Ky konkurs organizohet nga portali ”Volim Podgoricu” në bashkëpunim me Kryeqytetin dhe Organizatën Turistike të Podgoricës.
Nesër me filim në ora 12:00 në Hotel ”Verde” në prani të shumë musafirëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe gazetarëve do të bëhet ndarja e shpërblimeve për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Siç thanë nga familja Gegaj, kopshti i tyre i cili gjindet në Sukruq është “i ri”, për shkak se ata u zhvendosën në shtëpin e re para një viti e gjysmë, por kanë një vizion se si ai do të duket për dhjetë vite. Kopshti tashmë i ka të gjitha elementet që në tërësi e bëjnë një vend të përkryer për ta shijuar.
Nuk ishte e lehtë të pëzgjedhim vetëm tre kopshtet më të bukur, sepse të gjithë koshptet që morën pjesë në konkurs ishin unike dhe mbajnë vulën e pronarit, thanë nga juria për përzgjedhjen e fituesve./Malësia.ME/