U hiqet imuniteti katër deputetëve të FD

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për t’iu hequr imunitetin katër deputetëve të Frontit Demokraik, nën akuzat se kanë nxitur dhunë brenda kuvendit.

Rasti daton nga muaji shkurt, kur parlamenti u ka hequr imunitetin dy deputetëve , Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, ndërsa deputetët rivalë më pas janë përleshur dhe kanë fyer njëri-tjetrin brenda ndërtesës së kuvendit.

Mandiq dhe Knezheviq, u ishte hequr imuniteti nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në përpjekje për grushtshtet kundër Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016.

Në një seancë të tensionuar deputetët e shumicës palamentare kanë votuar për t’iu hequr imunitetin deputetëve: Marina Joçiq, Millutin Gjukanoviq, Branko Radulloviq dhe Millan Knezheviq, për shkak të dhunës në muajin shkurt.

Mocioni kundër tyre është kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!