Dukaj: Projektligji për Qeverinë parashikon që qeveria të ketë 14 ministri dhe dy ministra pa portofol

Qeveria në të ardhmen duhet të ketë 14 ministri dhe dy ministra pa portofol, është parashikuar në Projektligjin për Qeverinë, i cili u prezantua sot.

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka shpjeguar se Projektligji parasheh edhe vendime që Qeveria nuk mund t’i marrë në mandatin teknik, përkatësishtë emërimet dhe punësimet.

“Sa i përket ministrive, është propozuar që Qeveria në të ardhmen të ketë 14 ministri dhe dy ministra pa portofol”, tha Dukaj.

Dukaj rikujtojë se Mali i Zi deri më tani nuk ka pasur ligj për Qeverinë, si dhe as ligj për Kuvendin.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq ka bërë të ditur se Qeveria nesër ose pasnesër do të njihet me projektligjin. “Dëshirojmë që pas diskutimit publik në Parlament të arrijmë për herë të parë në Mal të Zi te Ligji për Qeverinë ”, tha Konjeviq./Malësia.ME/

Shperndaje