Motrat Ujkaj, njëra në Champions, tjetra fituese e Kupës së Kosovës

Dy motra në dy shtete dhe në dy ligat e ndryshme! E para, Suzana Ujkaj luan për fituesin e Kupës së Kosovës, Istogu, ndërsa e dyta, e famshmja Dijana Ujkaj (njihet më shumë me mbiemrin Ujkiq), është kampione e Malit të Zi me Buduqnostin nga Podgorica dhe ka siguruar biletën për në garat e Champions League.

Dijana është edhe reprezentuese e Malit të Zi dhe një emër i respektuar jo vetëm në botën e hendbollit botëror. Suana me Istogun tani përgatiten për garat evropiane përkatësisht Challenge Cup, kurse Dijana mbush bateritë për nivelin me të lartë evropian e botëror. Çfarë i dallon këto motra bukuroshe nga Malësia e Malit të Zi? Modestia dhe dashuria për hendbollin!

/BotaSot/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!