Gjeka: Fushatë korrekte pa konfrontime mes shqiptarve

Bartësi i koalicionit ”Bashkë një za”, në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, thotë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për garën zgjedhore.

Gjeka përmendi për Klan Kosovën që shqiptarët në Mal të Zi në këto zgjedhje garojnë me dy lista, dhe presin që nga kjo përballje të dalin me dy deputetë.

”Shqiptarët garojnë në dy lista, koalicioni ynë quhet ”Bashkë një za” dhe koalicioni tjetër ”Lista e Shqiptarëve”.

”Sot kemi ardhë me dy lista, dhe këtë herë duke ditur që vota është shumë e vogël, partitë shqiptare në këtë garë do dalin me dy deputetë. Situata në Mal të Zi është më e acaruar, sidomos pas aprovimit të ligjit për Bashkësitë Fetare”.

Ajo që është me rëndësi për ne që ne të dy listat të mos kemi konfrontime në fushatë”.

”Kemi ardhur në një fushatë korrekte dhe do zgjedhim dy deputetë këtë herë. Shqiptarët do të jenë normal faktor edhe në këtë Qeveri sikurse në vitet ’90-të në të gjitha proceset e Malit të Zi. Kërkesat tona do të shkojnë komfort integrimeve europiane”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!