Gjeloshaj: Nuk ka Qeveri pa Listën Shqiptare (Video)

Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në tubimin sonte në Tuz, tha se të gjitha hulumtimet tregojnë se bindshëm në të gjitha zonat ku jetojnë shqiptarët përkrahja për Listën Shqiptare është e madhe.

Lista Shqiptare në programin politik ka përcaktuar zhvillimin e zonave ku jetojnë shqiptarët, tha ai.

”Ne duam përqindje në buxhetin e shtetit që të investohet në zonat ku jetojnë shqiptarët. Ky është kushti elementar që të jemi pjesë e Qeverisë, ndërsa Qeveri pa shqiptarë nuk ka”, tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!