Nikollë Camaj: Isha pjesë e qeverisë së Millo Gjukanoviq

Në Radio Televizioin e Malit të Zi (RTCG) mbrëm u mbajtë debata e parë parazgjedhore ku morën pjesë përfaqësuesit e 17 listave zgjedhore.

Tri listat shqiptare u përfaqësuen nga Genci Nimanbegu ”Shqiptarët të vedosur” (Forca-UDSH-ASH), Vasel Sinishtaj ”Me një qëdhim” (PD-IQ-LDnëMZ-Perspektiva) dhe Nikollë Camaj lista e ”Lidhjes Demokratike Shqiptare”.

Disa nga përfaqësuesit shqiptarë kohën që e kishin në dispozicion kryesisht e shfrytëzuan duke sulmuar listat tjera shqiptare. Bartësi i listës së ”Lidhjes Demokratike Shqiptare” Nikollë Camaj akuzoi dy listat tjera që janë satelit të PDS (DPS) dhe e pyeti Vaselin Sinishtaj, a mund të jetë përfaqësues i shqiptarëve personi i cili e ka prënuar se është pjestarë i grupeve kriminale.

Sinishtaj u përgjigj se nuk e din për cilin person është fjala dhe tha se Nikollë Camaj ishte pjesë e qeverisë dhe kuadro i PDS (DPS) të Millo Gjukanoviq dhe mbante postin e ndihmës sekretarit për informim. Camaj e prënoi publikisht faktin se në vitet 1998-2002 ishte në qeveri dhe mbante postin e ndihmës sekretarit për informim.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i listës ”Shqiptarët të vedosur” Forca-UDSH-ASH, Geci Nimanbegu tha se nuk dëshiron të grindet me vëllezërit shqiptarë dhe u shpreh i habitur me sulmet nga ana e Camaj, pasi që në ”Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve” (KKSH) janë në koalicion dhe kanë një bashkpunim shum të mirë, me çka Camaj u përgjigj shkurtimisht se nuk është antari i KKSH-së.

Ndoshta Nimanbegu mendote për bashkpunim të mirë, me anëtarët tjerë të Lidhjes Demokraike të cilët janë pjesë e KKSH-së si Ivan Ivanaj,Tahir Gjonbalaj,Bujar Hasangjekaj bartës i listës së LD për zgjedhjet lokale në Guci i cili është nënkryetar i KKSH-së, Albert Camaj dhe Ismet Gjonbalaj anëtarë të këshillit programor të Kohës Javore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!