Nesër takim mes opozites qytetare

Nesër në Podgoricë do të mbahet takimi i kryetarëve të një pjese të partive opozitare.

Në këtë takim do të marrin pjesë lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq, Partisë Social Demokratike Ranko Krivokapiq, të PSP Vlladimir Jokoviq, të Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq, dhe kryetari i DEMOS Miodrag Lekiq.

Të theksojmë se liderët e Partive opozitare ne javën e kaluar biseduan me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Podgoricë.

Ata do të përmbledhin përshtypjet pas takimeve me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe do të marrin një qëndrim për hapat e mëtejshëm.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!