Situata alarmante në Valdanos, zjarri shtrihet me permasa te medha (Video)

Era e fortë veriore e përhapi zjarrin në Ullishtën e Ulqinit dhe e zgjeroi atë edhe në zonën e Mendrës, gjegjësisht në pjesën pranë detit.

“Situata është alarmante. Vijnë të fikin edhe përfaqësuesit e Ushtrisë dhe Drejtorisë për Siguri Detare”, tha shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Saubih Mehmeti.

Ai shtoi se dje në mëngjes u dogj një kasolle në Krruç. “Me përkrahjen e kolegëve nga Tivari arritëm të ndalojmë përhapjen e zjarrit në disa shtëpi përreth”, theksoi Mehmeti./UL-info/

Ne terren shume ekipe dhe vullnetare,po veprohet nga te gjitha anet

Zjarri ne ullishte edhe pas 24 oreve nuk arriti te lokalizohet, por po vazhdon te shtrihet me permasa te medha, si shkak I eres se forte edhe ne drejtim te Menres. Te gjitha ekipet e shpetimit dhe nje numer I madh vullnetaresh jane ne terren dhe  po bejne te pamunduren per ta lokalizuar zjarrin. Po veprohet nga te gjitha anet, si  nga toka ashtu edhe me nderhyrje nga deti dhe tani eshte aktivizuar edhe intervenimi nga ajri me helikopter, i cili deri tani nuk kishte mundesi intervenimi per shkak te motit./TvTeuta/

https://www.facebook.com/gezim/videos/10155951511433590/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!