ASH dhe URA dorëzuan listën në PG – Gjeloshaj: Zëri i partive shqiptare do të vazhdojë të dëgjohet në Podgoricë

Koalicioni mes Lëvizjes Qytetare URA, CIVIS dhe Alternativës Shqiptare ka dorëzuar listën për zgjedhjet lokale në Podgoricë.

Bartës i listës është Lluka Rakçeviq ndërsa në vendin e pestë në listë nga Alternativa Shqiptarë është Agron Camaj, jurist, përkthyes dhe sekretar shteti në Ministrinë e Administratës Publike.

Kryetari i Alternativës Shqiptare tha se ky koalicion është ajo që gjithçka i duhet Kryeqytetit. Ky koalicion tregon veçoritë e Malit të Zi. Kemi treguar se mund të punojmë së bashku në nivel shtetëror dhe kemi bërë gjëra të mira.

U mblodhëm rreth idesë së Malit të Zi europian dhe vazhdojmë së bashku në kryeqytetin e tij, tha Gjeloshaj.

As parlamentin e Podgoricës nuk do ta lëmë pa zërin e partive shqiptare. Do të vazhdojë të dëgjohet! Koalicioni parazgjedhor i ASH-së me URA-n e garanton këtë. Zgjedhësit shqiptarë, besojmë, më në fund e kuptuan se “dora e huaj nuk mund të kruaj si e jotja”. Numri i shqiptarëve në Kryeqytet është i konsiderueshëm, kësaj here edhe ofertën do ta kenë reprezentative, tha kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.

Shperndaje