ASH dhe URA dorëzuan listën në Tivar – Gjeloshaj: Zëri shqiptar në parlamentin e Tivarit do të jetë krajani, Artan Çobi

Lëvizja Qytetare URA, CIVIS dhe Alternativa Shqiptare kanë dorëzuar listën e këshilltarëve për zgjedhjet lokale në Tivar.

Duam të tregojmë atë që dimë dhe besojmë në potencialin e Tivarit, tha bartësi i listës Goran Gjuroviq.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj tha se kemi treguar se partitë e pakicave nuk bashkëpunojnë vetëm me një strukturë, por ka opsione të tjera qytetare që e kanë dorën e shtrirë. Në Ulqin arritëm rezultat të shkëlqyer dhe besoj se do të vazhdojë edhe në Tivar. Synimi ynë është që në Kuvendin lokal të kemi edhe përfaqësues të shqiptarëve dhe t’i bëjmë edhe më të dukshme kërkesat dhe problemet e pakicave.

Zëri shqiptar në parlamentin e Tivarit do të jetë krajani, Artan Çobi, tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje