Ministri Dukaj takim me Rektorin e Universitetit të Tiranës: Regjistrim i studentëve nga Mali i Zi në të gjitha nivelet

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në ambientet e Rektoratit Z. Marash Dukaj, Ministër për Administratën Publike të Malit të Zi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format e bashkëpunimit nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Rektori Prof. Dr. Artan Hoxha shprehu mbështetjen nga Universiteti i Tiranës për të gjithë studentët e Malit të Zi që vijnë të studiojnë në UT, gjithashtu u diskutua për rritjen e urave të bashkëpunimit mes institucionit të Arsimit të Lartë në Shqipëri UT-së me insitucionet e Arsimit të Lartë e Administratës Publike në Malit e Zi.

Ministri Dukaj prezentoi mundësinë e shkëmbimit të studentëve, njohurive dhe informacionit për të arritur zhvillimin akademik rajonal.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Shperndaje