Milosheviq: Me SD,PB, Koalicionin Shqiptarë dhe HGI do formojmë një qeveri të qëndrueshme

Në konferencën me titull “Mali i Zi pas zgjedhjeve parlamentare” drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq u shprehë i kënaur me rezultatin e arritur në zgjedhje.Nga opozita thanë se zgjedhjet ishin të parregullta, ndërsa social demokratët (SD) bënë thirrje për formimin sa më shpejtë të qeverisë së re.

Millosheviq pret që PDS-ja edhe në katër vitet e ardhshme do jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv.”Unë jam i sigurt që me SD, PB, koalicionin shqiptarë dhe HGI do formojmë një qeveri serioze e cila në periudhën e ardhshme do t’iu përgjigjet të gjitha sfidave që e presin Malin e Zi, si në ekonomi ashtu edhe në politikën e jashtme që ka të bëjnë me hyrjen e vendit tonë në NATO dhe vazhdimi e rrugës drejt BE-së “, ka thënë Millosheviq.

“Ne mbesim të hapur jo vetëm për këtë koalicion, por për të gjitha anët progresive dhe partitë politike që duan të shkojnë me ne drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë që Mali i Zi të jetë anëtare e NATO-s”, ka thënë Millosheviq.

Kundër një aleance me PDS-në u shprehën Levizja qytetare URA dhe PSD./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!