Qëllimi kryesor ishte pengimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Në vazhdim të procesit gjyqësor të akuzuarve për tentim terrorizmi ditën e zgjedhjeve parlamentare vitin e kaluar , dëshmitari bashkëpunëtor , Sasha Singjeliq, deklaroi se i akuzuari, Eduard Shishmakov, i ka thënë  se qëllim parësor i aktiviteteve të planifikuara me 16 tetor vitin e kaluar ishte NATO dhe pengimi i Malit të Zi që të bëhet anëtarë i kësaj aleance ushtarako politike.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Çagjenoviq, ka pohuar se Edi , siç e quan ai Shishmakovin,  ka kërkuar nga, Singjeliq, pajisjen me uniforma speciale në të cilat më vonë do të vendosen shenjat e policisë malazeze e , po ashtu edhe pajisje tjera të shumta të cilat do të përdoreshin në aktivitetet e planifikuara. Ai , po ashtu, njoftoi se ishte kërkuar edhe blerja e telit me gjemba i cili , siç tha ai, do të përdorej për ndërtesën e Kuvendit, për stacionet e policisë, respektivisht për dritaret dhe hyrjet, ashtu që policia të mos mund të afrohej.

Singjeliq, njoftoi se Edi,  nuk i kishte dhënë regjistrin e veçantë se çka duhet të sigurojë nga pajisjet por i kishte folur për të gjitha ato të cilat duhet të ketë një policë.

Në vazhdim të procesit të sotëm gjyqësor janë treguar edhe disa fotografi për të cilat prokurori, Çagjenoviq,  kërkoi lejen nga kolegji gjyqësor. Më pas avokatët e mbrojtjes kërkuan të vërtetohet autentictiteti i fotografive të paraqitura. Procesi gjyqësor do të vazhdohet me 7 nëntor.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!