Gjeloshaj: Ne kemi flamurin tonë kombëtar, respektojmë flamurin e shtetit

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe zyrtari i lartë i koalicionit “Shqiptarët e vendosur”, Z.Nik Gjeljoshaj, deklaroi për të përditshmën “Dan”, se subjektet politike shqiptare që janë pjesë e qeverisë nuk kërkojnë ndryshimin e simboleve shtetërore dhe se koalicioni i tyre nuk do të mbështes iniciativën e Partisë Boshnjake.Gjeloshaj tha se ata gjithashtu janë kundër iniciativës për heqjen e veprave të Njegosh dhe Danilko Kish nga programi arsimor në Mal të Zi.

“Shqiptarët nuk kanë kërkesa për ndryshimin e flamurit, sepse flamuri zyrtar i Malit të Zi respektohet nga shqiptarët. Ajo është shprehje e shumicës së Malit të Zi dhe ne atë e respektojmë. Shqiptarët në Mal të Zi dhe kudo që jetojnë, kanë flamurin e tyre kombëtar dhe gjithashtu atë shtetërore në Mal të Zi.

Mendoj se kërkesa e partisë boshnjake nuk është e mirë ndaj Malit të Zi. Shqiptarët nuk e kuptojnë dhe nuk e mbështesin lidhjen e fesë me komb dhe flamur, “tha Gjeljoshaj. Ai vlerësoi se aktivitetet e Kishes Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe kërkesa e partisë boshnjake janë të ngjashme.

Siç mendojmë se duhet hequr Kisha nga Rumija, në parim jemi edhe kundër iniciativës së Partisë Boshnjake për ndryshimin e flamurit dhe kërkesave tjera në lidhje me Njegoshin dhe Kish.

Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në diskutimet për të gjitha çështjet e hapura, siç kemi kontribuar në pavarësinë dhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Kontributi në rrugën e mëtejshme demokratike të Malit të Zi do të jetë i padiskutueshëm kur bëhet fjalë për shqiptarët, “tha Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!