Akoma nuk është vendosur për takim të ri me mandatarin Krivokapiq

0

Lista Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nikë Gjeloshaj” akoma nuk ka vendosur nëse do të hyjë në Qeverinë e re dhe nuk është caktuar një takim i ri me mandatarin Zdravko Krivokapiq, i është kumtuar jozyrtarisht gazetës “Pobjeda” nga kjo listë.

“Vendimi akoma nuk ekziston dhe nuk kemi caktuar akoma një takim të ri me mandatarin” deklaroi për Pobjedën një burim nga Lista Shqiptare.

Njëri nga liderët Nikë Gjeloshaj , më parë ka kumtuar se Krivokapiq i ka pranuar kërkesat e tyre dhe se partitë nacionale do të duhej të bashkëpunojnë me Qeverinë. “Pranimi i i propozimeve tona nuk do të thotë se do të participojmë në Qeveri , por është detyrim i yni që të luftojmë për orientimet tona programore dhe ato të jenë të pranueshme nga shumica e re”, ka theksuar Gjeloshaj. Të përkujtojmë se më parë Lista Shqiptare i ka dorëzuar mandatarit dokumentin, në të cilin i kanë prezantuar kërkesat e kësaj liste.

error: Të drejtat e rezervuara !!