Përurohet shtatorja e Ded Gjo Luli në qendër të Tiranës (Video)

Sot në qëndër të Tiranës në afërsi të Muzeut Historik Kombëtar u bë vendosja e shtatores së heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit.

Përurimi i shtatores të Heroit të Malësisë, u zhvillua me një ceremoni të organizuar nen kujdesin e Presidentit te Republikës dhe Bashkise së kryeqytetit.

Të pranishëm në ceremoni, ishin Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Shkodër, përfaqësues nga komuniteti shqiptar në Miçigan, personalitete nga jeta publikë dhe shum banorë nga Malësia.

“Përmendorja e Dedë Gjon Lulit është pikërisht simboli i përpjekjeve të plota dhe të pareshtura që heronjtë e Shqipërisë nga veriu në jug bëjnë për të ruajtur dhe mbrojtur territoret shqiptare.Më vjen mirë që vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për vendosjen e përmendores u miratua nga të gjithë bashkë”.“Dedë Gjon Luli ishte dhe mbetet për ne flamurtari i parë i Shqipërisë etnike pas 500 viteve robëri otomane dhe të gjithë atyre që lanë jetën për mbrojtjen e trevave shqiptare”- tha Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës Aldrin Dalipi.

Me vendim unanim Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte vendosur që shtatorja e Heroit Ded Gjo Luli të vendoset në krah të Muzeut Historik Kombëtar.Vendosja e shtatores vjen në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit.

Vendosja e shtatores së heroit të popullit u mundësua falë donacioneve të shoqatave të atdhetarëve në Michigan./Malësia.ME/

Programi i Aktivitetit:

1. Inagurimi i Shtatores se Dede Gjon Lulit, ne ora 11:00 – 12:00, ne “Lulishten e Muzeut Historik Kombetar”.
2. Simpozium Historik me Teme: :Dede Gjon Luli dhe Malesia e Madhe ne Levizjen Kombetare Shqiptare”, ne ora 12:00-13:00, ne sallen e Muzeut Historik Kombetar.
– Koncert Folklorik dhe Artistik per te Pranishmit, ora 13:00 – 14:00, ne Sallen e Muzeut Historik Kombetar.
3. Ceremonia e Dekorimit te Dede Gjon Lulit, me “Urdherin e Flamurit Kombetar”, nga Presidenti i Republikes SH.T.Z. Bujar Nishani, ne ora 19:30 – 20:30, ne Pallatin e Brigadave.
– Pritje Koktej nga Presidenti, per te ftuarit nga trevat e Malesise se Madhe , ne ora 20:30 – 21:30.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!