Portali Malësia.ME ka siguruar ”Aneksin 1” të marrëvehjes për koalicion paszgjedhor në mes të Partisë demokratike të socialisteve (DPS) dhe koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” (Forca-UDSH-ASH) që është nënshkruar sotë.
Nënshkruesit e ”Aneksit 1” të marrëveshjes bien dakord:
1. Në seancën pranverore të Kuvendit të Malit të Zi, që fillon me 1 mars në vitin 2017, përmes ndryshimeve dhe plotësimit të ligjit në fushën e vetëqeverisjes lokale, të sigurohet krijimi i komunës së re Tuzi me kopetenca që i kanë komuanat tjera.
Afati për realizimin: më së largu deri më 31 maj, viti 2017.
2. Të sigurohet inplementimi i dispozitave ligjore për kthimin e Ullishtave në Valdanos ish-pronarve, të heqet nga zona e të Mirave Detare dhe të ndalohet çdo dhoj ndërtimi në të.
Afati për realizimin: Qershor, viti 2017.
3. Të jetë i rëndësishëm angazhimi programor i Qeverisë së re të Malit të Zi për hartimin dhe miratimin e Ligjit të ri për të Mirat Detare, duke respektuar kërkesat dhe rekomandimet e Komunës së Ulqinit, gjegjësisht përcaktimi i kufijve të ndërhyrjes si në komunat e tjera bregdetare të Malit të Zi, vija e ndërhyrjes për lumin Buna të përfshijë vetëm grykën e lumit Buna.
Afati për realizimin: 12 muaj nga formimi i qeverisë së re
4. Mbështetje për ndryshimin e një pjese të Ligjit zgjedhor që ka të bëjë me sigurimin e mandateve të garantuara për shqiptarët.
Afati për realizimin: në vazhdimësi që nga formimi i qeverisë së re.
5. Përdorimi i lirë dhe pa pëngesa i simboleve kombëtare,si dhe ndryshimet në ligjin ekzistues mbi rendin dhe qetësinë publike.
Afati për realizimin: 12 muaj nga formimi i qeverisë së re.
6. Kriporja e Ulqinit (Solana Ulcinj)
Të sigurohet prodhimi i kripës.
Kriporja e Ulqin, të shpallet Zonë e Mbrojtur natyrore (të përfshihet në listën ndërkombëtare të Ramsar dhe të shpallet Monument natyrorë në bazë të legjislacionit të Malit të Zi). Në zonën e Kriporës me plane dhe dokumente strategjike të sigurohet volarizimi turistik, pa ndërtim të objekteve akomoduese dhe banesore.
Afati për realizimin: në vazhdimësi që nga formimi i qeverisë së re.
7. Me planin hapsinor për Parkun Nacional Liqeni i Shkodrës të sigurohet trajtim i barabartë në aspektin e hartimit të objekteve që ka të bëjë me territorin e Parkut Nacional Liqeni i Shkodrës në pjesën e KU Tuz dhe Gollubovc.
Afati për realizimin: në vazhdimësi që nga formimi i qeverisë së re.
8. Të rishikohën kontratat e privatizimit në industrinë e turizmit të cilat nuk janë respektuar dhe të krijohën kushtet për investime në hotele.
Afati për realizimin: në vazhdimësi që nga formimi i qeverisë së re.
9. Qeveria e Malit të Zi të sigurojë kornizë adekuate institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi.
Afati për realizimin: 12 muaj nga formimi i qeverisë së re.
10. Zbatimi i parimeve të decentralizimit të pushtetit duke respektuar rekomandimet dhe standardet ndërkombëtare.
Afati për realizimin: 24 muaj nga formimi i qeverisë së re.
11. Miratimi i Planit Hapësinor të Komunës së Ulqinit duke respektuar kërkesat e Komunës së Ulqinit.
Afati për realizimin: 6 muaj nga formimi i qeverisë së re.
12. Shqyrtim i stausit të Komunës së Ulqinit në kuadër të planit hapësinor të Malit të Zi.
Afati për realizimin: 12 muaj nga formimi i qeverisë së re.
13. Shqyrtim i ligjislacionit rregullativ ekzistues në fushën e gjuetisë me një theks të veçantë në organizimin territorial të gjuetisë.
Afati për realizimin: 6 muaj nga formimi i qeverisë së re.