Në PDS të kënaqyr me rezultatin, UDSH nuk përjashton koalicionin me ta

Partia Demokratike e Socialistëve është e kënaqur me rezultatin në Tuz, ku fituan 15 mandate. Pushtetin nuk mund të formojnë vetë, por do të kenë nevojë për partner koalicioni. Është e mundur që një nga partnerët të jetë UDSH, partner ky edhe nga niveli shtetëror, të cilët fituan dy mandate.

Bartësi i listës së UDSH-së Fadil Kajoshaj nuk përjashton mundësin e bashkpunimi.

Mbi këtë do të vendosin organët e Partisë, në ditët në vijim do të kemi informata precize, deklaroi Kajoshaj për CDM.

Derisa UDSH-ja të vendos, nga PDS vijnë mesazhe se ata kanë arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në Tuz. Zyrtari i kësaj partie Nikollë Gegaj tha se e kanë rritur numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale, edhe pse këtë herë dolën vetëm, kurse katë vite më parë në kolicion me UDSH dhe Partin Boshnjake.

“Këto zgjedhje janë një tregues i vërtet që PDS gëzon një besim të madh, te qytetarët e Malësisë të të gjitha besimeve dhe kombeve. Kjo është një parti e vërtet qytetare dhe jo vetëm me fjalë. Kështu që unë dua të falenderoj qytetarët të cilët, si gjithmon edhe këtë herë, na kanë dhënë përkrahje të parezervë. PDS edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë drejtuesi i zhvillimit dhe prosperitetit të Komunës së Tuzit, tha Gegaj.

Është e qartë se disa parti përjetuan një humbje të thellë në zgjedhje. Ai shtoi se për bashkëpunim me partitë e tjera do të dihet në ditët në vijim.

Organet e partisë do të sjellin vendimin i cili do të jetë, në radhë të parë, në interes të qytetarëve të komunës sonë, përfundoi Gegaj./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!