Politikologu Kristjan Dukaj permes nje statusi ne facebook, kerkon qe deputeti i Frontit Demokratit Millutin Gjukanoviq te kerkoj falje, mbasiqe ai sot ne parlament ka fyer dhe ofenduar rende shqiptaret. Dukaj deputetin Gjukanoviq e kujton qe shqiptaret sollen pavarsine dhe gjithashtu e kujton qe kolega i tij Nebojsha Medojeviq ne vitin 2008 erdh ne Malesi dhe kerkoji votat e shqiptareve!
Statusi i plote:
Fronti Demokratik-DF,
Zoteri M. Gjukanoviq,
-Kur flisni kunder shqiptareve ne Mal te Zi, kujtojeni 2006 kur shqiptaret votuan per pavarsine e MZ.
-Kur flisni kunder shqiptareve, kujtojeni 2008, kur kolega Juaj, deputeti Nebojsha Medojeviq, erdh ne Malesi dhe kerkoji voten e shqiptareve.
-Kur flisni kunder shqiptareve, kujtojuni kur kolega Juaj, deputeti Nebojsha Medojeviq, ne vitin 2008, premtoji Komunen e plote te Malesise.
-Kur flisni kunder shqiptareve, kujtojeni vitin 2016 kur Ju kerkuat zgjedhje te lira dhe drejtesi ne MZ, por po harroni qe drejtesia duhet te jete e barabarte.
-Kur flisni kunder shqiptareve, kujtojuni qe Shqiperia ka perkrahur bindshem Malin e Zi ne te gjitha sferat, politike dhe shoqerore.
-Kur flisni kunder shqiptareve, kujtojuni qe edhe ne jemi njerez, te cilet deshirojne te jetojne ne paqe si te gjithe qytetaret e botes.
Zoteri,
Si deputet dhe qytetare i Malit te Zi, mendoj qe Ju do duhej te perkrahni çdo individe, duke mos marrur parasysh perkatesine fetare, nacionale apo nga cili vend vjen.
Tashme eshte e qarte qe Ju harroni cfare do te thote te jesh deputet dhe sigurisht harroni cfare do te thote respektimi i te drejtave te njeriut.
1 Comment