Markoviq në fund të janarit në Kosovë

Ramush Haradinaj i ka dërguar ftesë zyrtare homologut të tij malazias, Dushko Markoviq, për të vizituar Kosovën, në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

 Ai ka thënë se beson se para se Markoviq të vijë në Kosovë, Parlamenti do të vendosë lidhur me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se bazuar në votat në Parlament versioni aktual i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të rrëzohet nga të zgjedhurit e popullit. Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Fatmir LImaj ka deklaruar se në janar do t’i jepet zgjidhje demarkacionit.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se nuk do t’i humbë kohë Kosovës me temën e kufirit me Malin e Zi dhe se Markoviqit do t’i tregojë se Kosova s’kanë asgjë të keqe kundër Malit të Zi./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!