Gjekë Gjonaj zgjidhet kryetar i Këshillit programor të Kohës Javore

Gazetari i mirënjohur Gjekë Gjonaj u zgjodh njëzëri kryetar i Këshillit programor të Kohës Javore.

Kjo u vendos në mbledhjen konstituive të këtij këshilli, e cila u mbajt sot në Ulqin.

Në mbledhjet e ardhshme pritet të miratohet rregullorja e punës, si dhe mjaft vendime tjera me rëndësi në mbarvajtjen e gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi./Lajm.me/

Shperndaje