“Gjukanoviq fitues absolut”

Opozita malazeze vështirë se do të mund të refuzojë ofertën e kryeministrit Milo Gjukanoviç për të hyrë në qeveri, thotë analisti Zlatko Vujoviq.

Kryeministri Milo Gjukanoviç i ka ofruar hyrjen në kabinetit të tij përfaqësuesve të gjithë opozitës parlamentare dhe mbulimin e katër ministrive, të cilat janë të rëndësishme për kontrollin e procesit zgjedhor.

Vujoviq beson se me potezin  e funditkryeministri ka arritur të hedh topin në oborrin e opozitës.
“Jo vetëm që ai pranoi kërkesat e Malit të Zi Pozitiv, por ai shkoi një hap më tej. Oferta e tij është në fakt një rindërtim i qeverisë, i cili barazohet me konceptin e një qeverie kalimtare, të cilën opozita e ka kërkuar”,  tha Vujoviç për REL.

Sipas tij nëse opozita në parlamentin e Malit të Zi do ta refuzojë këtë, atherë kjo do të bëjë që Gjukanoviqi të jetë fituesi absolut i gjithë kësaj.

Gjukanoviq ka ofruar më tepër se Mali i Zi pozitiv

Në pikëpamjen kadorivike kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka ofruar më tepër se sa kishte kërkuar Mali i Zi pozitiv për mbështetjen e qeverisë, ka vlerësuar analistja politike Daliborka Ulareviq.

Ajo konsideron se ky propozim me një pjesë mbështetet në kërkesat e opozitës për një qeveri kalimtare. Kjo është diçka që opozita duhet të mendojë dhe të ketë qëndrim të qartë , ka theksuar Ulareviq për televizion Atllas ,duke shtuar se bojkotimi i zgjedhjeve është opsion i cili gjithmonë mund të zbatohet . Gjukanoviq i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare që të hyjnë në qeveri ,duke kumtuar se është i gatshëm që tu ofrojë resore në Ministrinë e punëve të brendshme , atë të financave, në Ministrinë për punë dhe kujdesen sociale ,në Ministrinë e bujqësisë dhe vendin e nënkryetarit në mënyrë që të sigurohet kontrollimi i resurseve shtetërore në procesin zgjedhor./ulqini-online/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!